NEWS 4 Mars 2023, 09:48

Parashikimi i motit, reshjet e shiut të pranishme në të gjithë vendin, si do të mbyllet java?

Parashikimi i motit, reshjet e shiut të pranishme në të

Moti këtë fundjavë të parë të marsit do të jetë me vranësira, të pasuara nga reshje shiu me intesitet  të lartë në Jug, ndërsa pasdite reshjet do të jenë të pranishme në të gjithë vendin. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       2/7°C
Zona e ulët         4/14°C
Zona bregdetare 8/15°C./

Nga ana tjetër, jo vetëm reshje shiu por edhe reshjet e dëborës kanë përfshirë qarkun e Korçës gjatë natës. Temperaturat në këtë zonë shkojnë në vlerat 0 gradë deri në 2 gradë.

Në rrugën e Dardhës dhe të Voskopojës, zona në një lartësi mbi 1150 metra mbi nivelin e detit ka reshje dëbore, trashësia e së cilës arrin nga 3 deri në 5 centimetra. Në rrugët e qarkut është punuar me mjete borëpastruese dhe është hedhur kripë. Deri më tani në akset rrugore nacionale dhe turistike nuk ka pasur probleme.

/News31