NEWS 9 Shtator 2023, 10:31

Pamje të rënda/ Tërmet katastrofik në Marok, numri i viktimave shkon në 632

Pamje të rënda/ Tërmet katastrofik në Marok, numri i

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë ka goditur Marokun, duke lënë me qindra viktima dhe të plasogur, teksa pamjet që vijnë nga shteti afrikan janë mjaft të rënda. Sipas "BBC" lëkundjet e forta u regjistruan në orën lokale 23:11 të së premtes dhe një pasgoditje e fortë u shënua 19 minuta më vonë, e cila u ndje në të gjithë vendin.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në zonën qendrore të Marokut, 16 kilometra pranë fshatit Tata N’Jakub të provincës Ighil, që ndodhet rreth 72 kilometra larg qytetit të Marakeshit, një qytet historik shumë i dashur nga turistët e që duket se është goditur keq nga lëkundjet.

Pamje të rënda/ Tërmet katastrofik në Marok, numri i

Pamje të rënda/ Tërmet katastrofik në Marok, numri i

Numri i të vdekurve nga tërmeti ka shkuar në 632, ndërsa raportohet për 329 të plagosur nga përditësimi i fundit i stacionit televiziv shtetëror të Marokut Al Aoula, duke cituar Ministrinë e Brendshme. Ndërkaq, mësohet se 51 persona janë në gjendje kritike.

Pamje të rënda/ Tërmet katastrofik në Marok, numri i

Pamje të rënda/ Tërmet katastrofik në Marok, numri i

Imazhet e rrënojave dhe të njerëzve që janë detyruar të qëndrojnë jashtë po transmetohen nga mediat e huaja, teksa raportohet se pas tërmetit pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike. BBC shkruan gjithashtu se ka njerëz të cilët ende kanë mbetur të bllokuar nën ndërtesa e rrënuara.