NEWS 27 Korrik 2022, 22:00

Pa fitues prej 25 prillit, çmimi i madh i llotarisë në SHBA shkon mbi 1 miliardë dollarë!

Pa fitues prej 25 prillit, çmimi i madh i llotarisë në SHBA

Një llotari gjigande e quajtur “Mega Millions” në SHBA e ka çuar çmimin e madh në 1.02 miliardë dollarë, pasi askush nuk mundi të gjente numrat fitues të martën në mbrëmje dhe të rrëmbente paratë. Kështu, jackpot-i i ri do të jetë çmimi i katërt më i madh ndonjëherë në Amerikë, sa i përket llotarive.

Çmimi është bërë kaq i lartë pasi askush nuk ka gjetur kombinimin e numrave, më saktësisht të 6 numrave fitues, që nga 15 prilli. Që prej kësaj date, llotaria është hedhur 29 herë dhe asnjëherë nuk ka pasur fitues.

Numrat e fundit fitues ishi 07-29-60-63-66, Mega Ball: 15.

Sigurisht ka një kleçkë sepse çmimi prej 1.02 miliardësh është për ata që zgjedhin opsionin e të paguarit në 30 vite. Do të thotë që do të marrin për 30 vite me radhë pagesa nga llotaria, për të arritur çmimin e plotë. Shumica e atyre që luajnë zgjedhin opsionin tjetër, atë të pagesës cash, për të cilën çmimi i madh është 602.5 milion. Aspak keq edhe kjo!

Shanset për ta fitur jackpot-in janë 1 në 302.5 milionë, ndërsa luhet në 45 shtete dhe koordinohet nga organet qeveritare të lojërave të fatit.

/News31