NEWS 11 Janar 2022, 17:59

Omicron “mbërthen” Shqipërinë! Rekord infektimesh, 1 në 4 qytetarë rezulton me Covid-19

Omicron “mbërthen” Shqipërinë! Rekord infektimesh, 1


Varianti Omicron i Covid-19 ka vendosur në alarm shumë vende të botës, mes të cilave edhe Shqipërinë.

Duket se ai ka “mbërthyer” vendin tonë, dhe kjo duket qartë në numrin e lartë të infektimeve çdo ditë. Madje 24 orët e fundit, ka një rekord, pasi janë kryer 8136 testime, ku kanë rezultuar pozitiv me Covid, 2177 qytetarë dhe 6 pacientë kanë humbur jetën.

Duket qartë se nga të testuarit, 1 në 4 qytetarë rezulton i infektuar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 116 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Rritja e rasteve duket se është ndikuar po ashtu dhe nga lëvizjet e shtuara gjatë festave të fundvitit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 8136 testime, 2177 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete dhe 639 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 8136 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2177 qytetarë, në këto bashki: 965 në Tiranë, 138 në Durrës, 117 në Shkodër, 100 në Elbasan, 81 në Gjirokastër, 76 në Fier, 73 në Vlorë, 47 në Lushnje, nga 37 qytetarë në Korçë, Sarandë, Lezhë, nga 33 qytetarë Berat, Pogradec, 26 në Mallakastër, 25 në Kamëz, nga 23 qytetarë në Kurbin, Gramsh, Krujë, 21 në Kavajë, 20 në Vorë, 17 në Tepelenë, nga 14 qytetarë në Belsh, Mat, nga 13 qytetarë në Skrapar, Himarë, 12 në Devoll, nga 10 qytetarë në Kuçovë, Delvinë, Patos, 9 në Divjakë, nga 8 qytetarë në Librazhd, Memaliaj, Dibër, nga 7 qytetarë në Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Peqin, nga 6 qytetarë në Prrenjas, Dimal, Libohovë, Mirditë, Malësi e Madhe, 5 në Këlcyrë, nga 4 qytetarë në Përmet, Dropull, Selenicë, Has, nga 3 qytetarë në Shijak, Rrogozhinë, Poliçan, nga 2 qytetarë në Kolonjë, Pukë, Fushë Arrëz, nga 1 qytetar në Roskovec, Konispol. Janë 15,318 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 116 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 54 vjeç, një qytetare nga Elbasani 65 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 77-80 vjeç, një qytetare nga Vlora 80 vjeçe, një qytetare nga Kavaja, 80 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 639 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 204,099 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (11 Janar 2022) Raste të reja ditore 2177 Të shëruar në 24 orë 639 Të shtruar në spitale 116 Humbje jete në 24 orë 6 Testime ditore 8136 Testime totale 1,542,801 Raste pozitive 222,664 Raste të shëruara 204,099 Raste Aktive 15,318 Humbje jete 3,247 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 7601 Fier 1270 Durrës 1216 Elbasan 1093 Shkodër 922 Vlorë 913 Gjirokastër 609 Berat 504 Lezhë 459 Korçë 407 Dibër 196 Kukës 128.

/News31