NEWS 14 Maj 2022, 19:21

Një tjetër shkollë ndërtohet në Tiranë ,e cila do të mirëpresë 600 nxënës në shtator

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka njoftuar se një shkollë e re po ndërtohet në Qesarakë.

Mbas tërmetit të vitit 2019, shkolla 9-vjeçare “17 Shkurti” do të jetë gati në kohë sipas njoftimit të Kryebashkiakut për të pritur 600 nxënës në vitin e ri shkollor.

“Vitet e fundit zona është rritur jashtëzakonisht shumë. Gjithmonë ka qenë nevoja për t’u siguruar që fëmijët të mos bëjnë vara-vingo nëpër shkollat e tjera. Tërmeti, përveç se ishte një fatkeqësi, u kthye në një mundësi na dha mundësinë që përveç shkollës 9-vjeçare,të kemi edhe shkollën e mesme që po e bëjmë tek ish Shërbimi Informativ i Ushtrisë, ku terrenet janë edhe më të mëdha”, u shpreh ai.

 

Një tjetër shkollë ndërtohet në Tiranë ,e cila do

 

 

 

Nga ana tjetër ai sqaroi se shkollat kudo në Tiranë kanë të njëjtën cilësi, dhe prindërit duhet ti dërgojnë fëmijët e tyre afër shkollave të cilat janë afër lagjes ku ata jetojnë.

“Fëmijët harxhojnë kohë pa fund në trafik. Kjo s’ka kuptim! Është fakt se këtu, në periferi, kemi shkolla edhe më të mira, se janë më të reja, që bëhen me teknologjinë e fundit, me eficiencë energjetike, me klasa të bollshme. Janë edhe shkolla, edhe qendra komunitare. Po krijojmë një super palestër, një auditor, njësoj siç kemi bërë edhe tek Liceu Artistik, edhe tek shkolla “Servete Maçi”, apo në shumë prej shkollave të tjera në qendër të Tiranës. Janë hapësira që mund të përdoren nga komuniteti. Pra, shkolla të jetë pak më shumë se sa një mjedis që përdoret vetëm në oraret 8:00 me 13:00; të përdoret për sport, art dhe kulturë, edhe në fundjavë, nëse ka aktivitete nga komuniteti”, sqaroi ai.

I pranishëm në këtë inspektim ka qënë dhe Deputeti i PS Xhemal Qefalia.