Një lajm i mirë për ata që duan t'i shfrytëzojnë ditët e fundit të pushimeve për plazh!

Moti i ditëve të fundit, sidomos shiu i mëngjesit të ditës së sotme dhe temperaturat disi më të ulta, mund të kenë dhënë ndjesinë se ka ardhur vjeshta, por nuk është tamam kështu. Sinoptikanët e shërbimit meteorologjik ushtarak thonë se te enjten, pra nesër, nis kthjellimi i motit nv vendin tonë dhe në fundjavë rikthehen temperaturat deri në 36 gradë Celcius.
"Jo që nuk kemi hyrë në stinën e vjeshtës, po duke parë temperaturat që do të regjistrohen sot dhe nesër, ku do të shkojnë deri në 30 gradë Celsius, nga e premtja do të kemi rikthimin e masave ajrore më të ngrohta. Do të ketë një rritje graduale të temperaturave dhe të dielën, pritet të shkojnë në 36-37 gradë Celsius në zonat e ulëta."- thonë ekspertët e shërbimit meterologjik, ndërsa sa i takon reshjeve bëjnë me dije:
"Këto reshje do të mbeten prezente sot. Deri nesër në mesditë, këto reshje do të jenë prezentë, kryesisht në zonat veriore dhe lokalisht në pjesën qendrore të vendit."
Si cdo vit, një pjese jo e vogël e qytetarëve i kanë planifikuar pushimet në dy javët e para të shtatorit dhe temepraturat e këtyre ditëve nuk duhet t'i trembin, mund ta shfrytëzojnë ditën e fundit të gushtit dhe nisjen e shtatorit për plazh. Në zonat bregdetare pritet të ketë një rritje të shpejtësi të erës, e cila në jug mund të regjistrohet deri 10-12 metër për sekondë por që nuk krijon probleme me dallgët në det.
/News31