NEWS 13 Maj 2022, 12:55
Një avion përfshihet nga flakët pak përpara nisjes

NEWS-31

Gjatë ditës së djeshme në aeroportin kinez, në qytetin jugperëndimor të Chongqing, një avion shpërtheu në flakë, pak përpara nisjes.
Pamjen e momentit e kanë kapur personat nga jashtë të cilët parë ngjarjen.
Në avion ndodheshin 113 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit por fatmirësisht pa asnjë të lënduar.
Avioni Airlines Tibet u përfshi nga flakët teksa po bënte nisjen, shumë pasagjerë të cilët ndodheshin në këtë avion të tmerruar u detyruan të hidheshin nga lart.
Arsyja e shpërthimit të avionit i cili u përfshi nga flakët nuk dihet ende.