
Produkti

Nis zyrtarisht protesta e opozitës, cilat janë rrugët ku është bllokuar qarkullimi rrugor?


Ka nisur zyrtarisht protesta kombëtare e opozitës sot në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit’" Kryedemorkati, Sali Berisha, simpatizantë të partive opozitare, qytetarë të thjesht kanë nisur marshimin e tyre për t’ju bashkuar protestës kombëtare.
Me sloganin “Shqipërisë i dalim Zot”, opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar ka nisur aksionin e saj pak pas orës 12:00. Berisha, bashkë me deputetë demokratë doli nga zyra e tij rreth orës 12:25, ndërsa iu bashkuan protestuesve në bulevard ku u vendos dhe himni kombëtar.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sqaruar se protesta po mbahet kundër rritjes së çmimeve, mungesës së transparencës nga qeveria, korrupsionit që ka përfshirë vendin dhe cështjen McGonigal.
Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka bllokuar disa rrugë, që prej orës 10:00, deri në përfundim të tubimit.
Rrugët ku është bllokuar qarkullimi janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Burimi: BalkanWeb