Nis censi i popullsisë dhe banesave/ Pyetjet për ekonominë, gjuhën, fenë dhe etninë, gjobë për ata që refuzojnë të përgjigjen

12 vjet pas regjistrimit të fundit të popullsisë, Shqipëria po ndërmerr sërish një operacion kombëtar stasistikor për të "skanuar" të gjithë popullatën dhe banesat, proces i cili njihet me termen cens. Procesi është vendosur të nisë të hënën që vjen dhe parashikohet të zgjasë deri në fund të tetorit.
Drejtoresha e Institutit të Statistikave sqaroi detajet përpara financuesve të procesit: qeverisë dhe ambasadave, teksa bëri me dije se INSTAT do marrë 8 muaj kohë për të përpunuar të dhënat e grumbulluara nga këto pyetësorë.
Anketuesit do t’i mbledhin këto të dhëna në tableta dhe pyetësori prek cështje të ndryshme, ndërsa ato më të ndjeshmet si gjuha, feja dhe përkatësia etnike janë lënë në dorë të vetë qytetarëve, të përgjigjen ose jo, sipas dëshirës.
Për realizimin e këtij procesi, INSAT ka punësuar mbi 7500 persona. Censi financohet 55% nga buxheti i shtetit, ndërsa pjesa tjetër nga partnerë ndërkombëtarë. Refuzimi për të marrë pjesë në cens, dënohet me gjobë.
/News31