Ngjarje e rëndë në Vlorë/ Burri nga Kosova i vë flakën banesës së ish-bashkëjetueses, shpëtojnë mrekullisht nëna dhe djali i saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Vlorës orët e para të mëngjesit të sotëm, ku dy banesa janë djegur në fshatin Llakatund, teksa mësohet se zjarri i vënë ka qenë i qëllimshëm. Sipas "Abc News", gjithcka ka nisur pas një konflikti që njëra prej familjeve ka pasur me dhëndrin e tyre, shtetas i Kosovës.
Kështu, raportohet se pasi janë konfliktuar fizikisht, dhëndri i ka vënë flakën banesës me benzinë, ndërsa për pasojë është përfshirë nga flakët edhe një banesë tjetër aty pranë, teksa dy shtëpitë janë djegur totalisht me gjithë orenditë që kanë pasur brenda, ndërsa familjarët që gjendeshin në dhomat e tyre kanë sshpëtuar mrekullisht.
View this post on Instagram
Më shumë detaje në lidhje me ngjarjen ka dhënë 14-vjeçari Ledion Bilo, i cili ka rrëfyer se ka qenë ish-njerku i tij që i vuri flakën shtëpisë ku ai banonte, teksa adoleshenti ka mbetur i lënduar bashkë me gjyshen e tij. Ai ka treguar se ish-bashkëjetuesi i nënës së tij i ka dhunuar, së bashku me një mikun e tij dhe më pas i ka vënë flakën banesës së Luftie Fanaj. Jo vetëm kaq, por ai tregon edhe faktin tronditës që autorët e zjarrvënies kanë tentuar ta mbysin gjyshen e tij në shtrat, ndërsa ata kanë mundur që të dalin nëpërmjet dritares së shtëpisë që t'i shpëtojnë flakëve, teksa kanë pësuar djegie në këmbë.
“Bashkëjetonte me mamin më përpara. U ndanë dhe nga inati erdhi në shtëpi na dhunoi dhe na vuri flakën. Kanë jetuar në Kosovë. Kanë një djalë të vogël. Mami ka dy muaj që është ndarë. Na kërcënoi. Mbrëmë na dhunoi me duar dhe grushte. Pastaj mua më kanë qëlluar në kokë dhe kurriz dhe më ka rënë të fikët. Kur u zgjova e gjeta veten në shtrat i shtrirë dhe i kishte vënë flakën shtëpisë. E mora nënën e sëmurë në krah dhe ika tek dajat. Dola nga dritarja. Shtëpia u dogj plotësisht. Më janë djegur këmbët ndërsa nënën kanë tentuar ta mbysin në shtrat. Po mundoheshin ta vrisnin dhe qëllonin me grushta. Ai tjetri më mbante dhe nuk kisha se çfarë të bëja.“- tregon Bilo.
/News31