NEWS 16 Nëntor 2022, 17:37

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Përdhunoi vajzën e mitur të shokut të tij, arrestohet 55-vjeçari!

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Përdhunoi vajzën e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, teksa Policia e kryeqyteit ka arrestuar një 55-vjeçar, pasi u dyshua se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.

Fillimisht deklarata paraprake e Policisë në lidhje me ngjarjen ishte si më poshtë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur”

Ndërkohë burime për "Abc News" bëjnë me dije se i arrestuari është shok me babanë e vajzës së mitur që është përdhunuar. 55-vjeçari ka shkuar për vizitë në shtëpinë e shokut dhe e ka gjetur vajzën vetëm. Më pas ai ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë me 11-vjeçaren. Sot në drekë ekspertiza vërtetoi se vajza është e deformuar dhe është vërtetuar akti seksual. Të dyja familjet janë nga Saranda dhe jetojnë me qira në Tiranë.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. 

/News31