NEWS 18 Shkurt 2023, 09:47

Nga sot nisin vranësirat, zbuloni si do të jetë moti gjatë fundjavës e në vazhdim

Nga sot nisin vranësirat, zbuloni si do të jetë moti gjatë

Kjo e shtunë parashikohet të ketë një mot me vranësira mesatare deri të dendura në zonën perëndimore dhe bregdet, ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara. Kthjellime do të ketë më në tepër zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes dhe në rënie në mesditë në zonën perëndimore. Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë si më poshtë:

Zona malore     1/13°C
Zona e ulët         3/16°C
Zona bregdetare 9/15°C

Sa i takon ditës së nesërme, moti do të jetë me  kthjellime dhe vranësira mesatare në zonën veriore, qëndrore, ndërsa Jugu do të jetë më tepër me kthjellime. Era do të jetë e lehtë nga Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     0/13°C
Zona e ulët         4/20°C
Zona bregdetare 9/17°C.

/News31