NEWS 3 Janar 2022, 17:27

Nesër hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, këto janë kategoritë që duhet të paraqesin certifikatë vaksinimi

Nesër hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, këto janë

Nga dita e nesërme në vendin tonë do të futen në fuqi masat e reja të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve që zgjeron harkun e kategorive të cilat duhet të jenë të vaksinuara.

Siç edhe është paralajmëruar, të gjithë punonjësit e shtetit do të duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit, në mënyrë që të hyjnë në institucionet përkatëse. Megjithatë në mungesë të certifikatës, ata që nuk duan të vaksinohet, do të duhet të bëjnë test PCR çdo 5 ditë.

Në mbledhjen e fundit të Komitetit, para ndërrimit të viteve, kryetarja Mira Rakacolli kujtoi edhe njëherë vendimin duke deklaruar se dokumenti ka nisur të gjenerohet edhe në sistemin e-Albania, ku edhe hidhen të dhënat e të injektuarve me vaksinën e zgjedhur.

Ndërkohë që edhe masat e tjera vijojnë të jenë në fuqi. Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00, ndërsa të gjithë ata që duan të hyjnë në vendin tonë, duhet të kenë ose pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi; ose të jenë testuar së fundmi. Në të kundërt, do të duhet të vetëizolohen për të paktën 10 ditë.


/News31