NEWS 2 Nëntor 2022, 20:04

Nëna e dëshmorit të UÇK-së largohet nga azili ku u dhunua, reagon pronari i qendrës "Orenda": "Më vjen shumë keq"

Nëna e dëshmorit të UÇK-së largohet nga azili ku u

Nëna e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nuraj, ka lënë mbrëmjen e sotme qendrën e azilit ku qëndronte prej disa kohësh, vendin ku u dhunua nga një punonjëse sipas video-s që u shpërnda sot masivisht në media e rrjetet sociale e që nxiti shumë reagime nga njerëzit. 

Siç shihet edhe në video e moshuara është nxjerrë nga qendra “Orenda” në Pejë nga ata që besohet të jenë vajza dhe dhëndri i saj. Dhuna brutale ndaj të moshuarës u bë virale në rrjet, ndërsa infermierja që kreu aktin e rëndë është arretuar, bashkë me përgjegjësen e institucionit.

Për këtë ngjarje mjaft të rëndë ka patur reagime edhe nga ana e institucioneve, personazheve të njohur, politikës dhe nga shumë njerëz të thjeshtë, ndërsa po ashtu ka ardhur edhe deklarata e pronarit të azilit, Anton Rasaj. 

“Kërkojmë ndjesë për pamjet e rënda që na kanë goditur secilin! Unë Anton Rasaj sot si aksionari më i madh në shoqërinë Orenda në Pejë kam rastisur të jem këtu me familje. Me urgjencë kam marr veprimet personalisht. Nuk kam fjale ta përshkruaj se si jam ndjere kur e kam parë sjelljen e infermiereve”, - ka thënë ndër të tjera Rasaj, teksa ka dënuar veprimin e punonjëses së tij Aurona Pelaj dhe infermiereve të tjera, që tashmë janë pezulluar nga puna dhe po hetohen. 

Deklarata e plotë e tij: 

"Të nderuar,

Ju kërkojmë ndjesë për pamjet e rënda që na kanë goditur secilin! unë Anton Rasaj sot si aksionari me i madh ne shoqerinë Orenda në Pejë kam rastisur të jem këtu me familje. Me urgjencë kam marr veprimet personalisht!

Unë jam investitor, kursimet e fituara jashtë vendit me familje vendosem ti investojmë në vendlindje. kemi punesuar personel dhe jemi kujdesur që të krijojmë vende pune për bashkëatdhetar tonë dhe të kujdesemi që të ketë maksimalisht sjellje profesionale nga personeli në qendrën tonë, por ja që situata në fjalë na ka lanë pa fjalë dhe plotë mllef!
Na janë besuar prindër të familjarëve, për çka ngjarja sot na ka lënduar shumë sa nuk gjejmë fjalë të shprehim këtë indinnatë.

Nuk kam fjale ta pershkruaj se si jam ndjere kur e kam parë sjelljen e infermiereve.
Ju njoftoj se pa asnjë hamendje, menjëherë i kam larguar nga puna personelin në fjalë, kam kërkuar që me shpejtësi të veprohet, e për dëmin e shkaktuar nga ato do ti ndejkim përgjegjesit në procedura tjera ligjore po ashtu.

I ftoj organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre me efikasitet dhe që të njejtat të marrin denimin e merituar!
I sigurojmë familjet dhe gjithë Ju se do të ndërmarim çdo veprim të nevojshëm!
E përsëris, më vjen shumë keq, e di që ky njoftim nuk ju heq dhimbjen secilit nga Ju, posaqerisht familjes së zonjës së rrespektuar, por Ju premtoj se do tē bëj gjithcka që është në mundësinë tonë!"