NEWS 3 Janar 2022, 16:13

Në Izrael zbulohet “Flurona”, çfarë ndodh kur Covid-19 bashkohet me gripin?

Në Izrael zbulohet “Flurona”, çfarë ndodh kur


Covid-19 duket se do të na shoqërojë edhe këtë vit! Mirëpo, teksa bota është nën “ethet” e Omicron, një tjetër kombinim ka shqetësuar ekspertët

Rasti i parë me koronavirus dhe grip sezonal në të njëjtën kohë që është quajtur “Flurona” është identifikuar te një grua shtatzënë në Izrael. Pas identifikimit të dy virusevve, rezultoi se gruaja ishte e pavaksinuar si kundër Covid-19 ashtu dhe kundër gripit.

Spitali ku ajo po merr kurim deklaroi se ajo po shfaq disa simptoma të lehta që “shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje”dhe pritet të dalë nga spitali më vonë të enjten.

Autoritetet izraelite po studiojnë gjithashtu nëse kombinimi i dy infeksioneve mund të shkaktojë një sëmundje më të rëndë.

Duke nënvizuar se të dyja sëmundjet janë virale, profesori tha: “Të dyja shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje sepse sulmojnë rrgët e sipërme të frymëmarrjes”, shkruan TRT.

Ndërsa kjo dëshmon se viruset mund të jenë të pranishme te një person në të njëjtën kohë, mjekët besojnë se mund të ketë më shumë infeksione ‘flurona’ në vend.

/News31