NEWS 11 Nëntor 2022, 16:07

Ndryshon çmimi i karburanteve, sa do të shiten nafta dhe benzina

Ndryshon çmimi i karburanteve, sa  do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës me vendimin e fundit të ditës së sotme ka ulur çmimin e naftës në treg duke vendosur një nivel maksimal prej 227 lekësh për litër, ndërsa benzina do të shitet me 210 lekë/ litri. Ndërkohë, gazi do të shitet me 74 lekë/ litër.

Deklarata e plotë e Bordit:

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoil për peshkimin është vendosur 133 lek/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 11 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes."

/News31