NEWS 18 Nëntor 2022, 14:51

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina?

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, sa do të shitet

Bordi i Transparencës ka vendosur që të ndryshojë sërish sot çmimet e karburanteve, të cilat kanë pësuar një ulje të lehtë. Sipas vendimit të fundit,  nafta do të tregtohet me pakicë me 218 lekë për litër, nga 221 lekë për litër që ishte në vendimin paraardhës. Ndërkohë benzina do të tregtohet me 200 lekë për litër nga 204 lekë për litër dhe gazi me 71 lekë për litë. 

Vendimet e plota të Bordit të Transparencës: 

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 17.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 907, – 42 nga data 15.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 987, -37 nga data 15.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje në 113.39 (+0.66  nga data 15.11.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 121 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 18 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

/News31