NEWS 4 Shtator 2023, 19:09

Ndryshime në qeveri nga kryeministri Rama, këto janë ministrat e rinj!

Ndryshime në qeveri nga kryeministri Rama, këto janë ministrat e

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshimet në qeveri në Asamblenë Kombëtare të PS, ashtu sic ishte paralajmëruar edhe gjatë këtyre ditëve, teksa kreu i qeverisë  deklaroi largimin e Olta Xhakës nga detyra si ministre e Jashtme dhe në vend të saj emëroi Igli Hasanin.

Po ashtu, është larguar nga detyra e ministrisë së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke zëvendësuar Evis Kushin në detyrën e Ministres së Arsimit. Frida Krifca është larguar nga detyra e ministres së Bujqësisë dhe është zëvendësuar nga Anila Denaj, ndërsa Delina Ibrahimi ka kaluar nga ministre Financave dhe Ekonomisë te ministrja për për Sipërmarrjen dhe Biznesin.

Ndryshimet në qeveri

Ervin Mete ministër i Ekonomisë dhe Financave

Igli Hasani Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Anila Denaj Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ogerta Manastirliu Ministër i Arsimit dhe Sportit

Albana Kociu Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Delina Ibrahimaj Ministër shteti për sipërmarrjen

Arbi Mazniku Ministër shteti për pushtetin vendor

Ministrat që largohen:

Frida Krifca

Olta Xhaçka

Evis Kushi

Milva Ekonomi

Edona Bilali

/News31