
Produkti

Ndryshime në Kodin Rrugor, çfarë parashikohet për vlefshmërinë e patentës dhe kufizimet për shoferët e rinj

Rregullat e Kodit Rrugor kanë pësuar disa ndryshime të rëndësishme, teksa Parlamenti ka miratuar një ditë më parë me 102 vota këto rregullime:
-Patentat do të kenë tashmë afat vlefshmërie deri në 15 vjet, nga 10 vite që është aktualisht. Vlefshmëria e tyre do të jetë çdo 15 vite deri në moshën 70-vjeçare dhe do të jetë për patentat e kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE. Kështu kemi një rritje të moshës edhe për lejet e drejtimit profesionale, nga 65 në 70 vjec për kategoritë: C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, por këto leje drejtimi janë të vlefshme për 5 vjet. Për personat mbi 65 vjeç: lejedrejtimi i kategorive C dhe CE lëshohet për drejtimin e mjeteve, masa e përgjithshme e të cilave, me ngarkesë të plotë, nuk është më shumë se 20 ton, ndërsa lejedrejtimi i kategorive D1 ose D, apo D1E ose DE lëshohet vetëm për drejtimin e mjeteve shërbim taksi ose transport udhëtarë me mjet deri 8+1.
-Zgjatja e të drejtës për ushtrimin e profesionit të Instruktorit të Autoshkollës deri në 70 vjeç, nga 65 vjeç që është!
-Anulohet patenta shqiptare për efekt konvertimi jashtë vendit. Qytetarët mund të rimarrin patentën shqiptare pa testim, drejtpërdrejt edhe nëse Leje Drejtimi e huaj ka skaduar, pasi e dorëzojnë atë dhe heqin dorë vullnetarisht prej saj.
-Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Transportit Rrugor ka njoftuar se një nga ndryshimet është rregulli për shoferët e rinj që pajisen me patentat të kategorisë B. Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale DPSHTRR thotë se të gjithë shoferët e rinj që pajisen me patentë të tipit B nuk mund të drejtojnë një automjet me fuqi më të madhe se 65 KW/TON në 2 vitet e para pas marrjes së lejes së drejtimi. Me këtë ndryshim, drejtuesit e rinj të automjeteve nuk mund të drejtojnë automjete me motor deri në 1.5 për ato që punojnë me benzinë apo që janë hibride. Makinat e mëposhtme janë brenda këtyre kufijve:
-Fiat 500 1.0 70 kf Hybrid Connect
-Ford Fiesta 1.1 Titanium 75 kf
-Renault Twingo 22 kWh Zen
-Citroen C3 1.2 PureTech 83 kf
-Fiat Panda 1.0 Hybrid 69 kf
-Hyundai i20 1.2 MPI 84 kf
-Kia Rio 1.2 84 kf
-Lancia Ypsilon 1.0 Hybrid 70 kf
-Mazda2 1.5 75 kf
-Opel Corsa 1.2 75 kf
-Renault Clio 1.0 SCe 67 kf
-Seat Arona 1.0 EcoTSI 95 kf
-Toyota Aygo Connect 1.0 VVTi 72 kf
Një masë e tillë është bërë e domosdoshme për të shmangur aksidentet e rënda si ato që kemi parë ditët e fundit.
/News31.