NEWS 22 Nëntor 2024, 17:33

Ndërhyri për të mbrojtur shokun e tij Martin Cani dhe mbeti i plagosur me thikë, skuadra e Dinamo U-15 surprizon në spital Luisin

Ndërhyri për të mbrojtur shokun e tij Martin Cani dhe mbeti i

Luis Meçe, mori 4 plagë të rënda nga përleshja mes dy 14-vjeçarëve, ku humbi jetën miku i tij Martin Cani. I riu, i cili po mbronte shokun e tij gjatë përleshjes, u plagos rëndë, por falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, ai arriti të shpëtonte dhe tani është jashtë rrezikut për jetën.

Edhe pse ende po trajtohet në spital, futbollistët e skuadrës së Dinamos, kanë befasuar Luisin me një vizitë në spital.

Egert Bakalli, trajneri i Dinamo U-15, bashkë me lojtarët e skuadrës, i bënë një surprizë në spital Luis Meçen, i cili mori 4 plagë gjatë sherrit me thika pranë shkollës “Fan Noli”.