NEWS 23 Nëntor 2022, 10:16

Moti i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit të Italisë

Moti i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit të

Për shkak të motit të keq, është shtyrë nisja e trageteve nga Porti i Durrësit drejt Barit të Italisë.

Me mbi 7 orë vonesë janë nisur mëngjesin e sotëm dy tragetet e linjës Durrës- Bari. Autoritetet detare dhe kompanitë e lundrimit vendosen shtyrjen e kohës së lundrimit për arsye sigurie.

Njëri nga tragetet u nis në orën 06:30 dhe tjetri në orën 06:45 të ditës së sotme, ndërsa dy tragetet nga Bari kanë mbërritur në kohë në portin e Durrësit.

Kapiteneria e portit detar Durrës njoftoi mbrëmjen e kaluar se nisjet e trageteve të linjës Durrës- Bari do të bëheshin pas orës 5 të së mërkurës për shkak të detit të dallgëzuar gjatë orëve të natës.

Këtë mëngjes kushtet detare janë përmirësuar, ndërsa era fryn nga veriperëndimi duke sjellë një dallgëzim 4-5 ballë.

 

 

 

 

 

Burimi: Top Channel