NEWS 21 Nëntor 2022, 21:10

Moti i keq, këto janë shkollat ku nuk do zhvillohet mësim nesër!

Moti i keq, këto janë shkollat ku nuk do zhvillohet mësim

Për shkak të situatës së krijuar nga motit i keq në zonën e Shkodrës, Ministria e Arsimit njofton se procesi mësimor nuk do të zhvillohet nesër në plot 14 shkolla të këtij qarku.

Nga këto shkolla vetëm njëra prej tyre është shkollë qendër, ndërsa 13 të tjerat janë shkolla në rrethe. Lajmin e ka bërë ne dije ministrja Evis Kushi me një postim në rrjetet sociale, ku ka sqaruar se orët e mësimit të këtyre ditëve do të zëvendësohen në vijim.

Shkollat ku nuk do të zhvillohet mësim nesër:

Shkolla “Mehmet Shpendi”, Shalë
Shkolla “Theth”, Shalë
Shkolla “Gimaj”, Shalë
Shkolla “Dom Prek Ndrevashaj”, Shosh
Shkolla “Palaj”, Shosh
Shkolla “Nicaj”, Shosh
Shkolla “Kir”, Pult
Shkolla “Kasnec” , Pult
Shkolla “Pog” , Pult
Shkolla “Bruçaj”, Pult
Shkolla “Plan” , Pult
Shkolla “Maja e Thanës” , Pult
Shkolla “Xhan” , Pult
Shkolla “Kuc” , Pult

Gjithashtu Ministria e Arsimit bën me dije se strukturat arsimore vijojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkitë dhe shtabet e emergjencave të ngritura nëpër qarqe. /News31