NEWS 15 Nëntor 2022, 21:04

Mimoza Ahmeti dënohet për ndërtim pa leje, Kryeministri Rama ironizon Prokurorinë e Tiranës: "Pas këngëtarit, edhe një poete"

Mimoza Ahmeti dënohet për ndërtim pa leje, Kryeministri Rama

Një vendin i Gjykatës së Tiranës ditën e sotme për të dënuar me 40 orë punë publike poeten e njohur Mimoza Ahmeti, për një ndërtim pa leje në banesën e saj. ka tërhequr jo vetëm vëmendjen e mediave, por edhe të kryeministrit Rama, i cili e ka përdorur lajmin për të ironizuar Prokurorinë. 

Me anë të një statusi në Twiiter, kreu i qeverisë thotë se "pas këngëtarit dënohet edhe poetja për ndërtim pa leje", ndërkohë që në Prokurori flenë me dhjetëra dosje denoncimesh të bëra nga autoritetet shtetërore për ndërtime të paligjshme në Tiranë.

Ahmeti është dënuar sot pasi ka ndërhyrë pa leje në banesën e saj e cila ka qenë e dëmtuar nga tërmeti. Ndërkohë këngëtari që i referohet kryeministri është Bojken Lako, i cili në 7 prill të këtij viti u dënua me 3 vite burg (më pas të kthyera në orë punë publike), sepse sipas Prokurorisë kishte hapur një dritare dhe kishte bërë instalime elektrike për qëllim krijimin e një studioje muzikore.

Kryeministri Edi Rama disa herë gjatë daljeve të tija publike i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të merren me çështjet e mëdha, dhe jo të dënojnë qytetarët e thjeshtë vetëm pse kanë bërë ndërhyrje në banesat e tyre.

/News31