Çmimi i patentës, Autoriteti i Konkurrencës pezullon marrëveshjen DPSHTRR- autoshkolla!

Një prej vendimeve që ka shkaktuar më shumë reagim ditët e fundit dhe është komentuar së shumti në media e panelet televizive, është ai i rritjes së cmimit të patentës, një marrëveshjes e bërë mes Drejtorisë së Tranportit Rrugor, Drejtorisë së Tatimeve dhe shoqatave të autoshkollave. Sipas këtij vendimi, vendosja e cmimit minimal për kursin e patentës do të ishte 85 mijë lekë, një rritje e konsiderueshme nga cmimi aktual dhe që është kontestuar masivisht.
Megjithatë, mesa duket Komisioni i Konkurrencës ka vendosur të ndalojë rritjen e dakordësuar të çmimit të patentës. Kështu, pas shqyrtimit të çështjes Komisioni ka urdhëruar moszbatimin e këtyre tarifave, deri në një vendim përfundimtar.
Njoftimi i plotë:
"Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 01.03.2023, mori në shqyrtim çështjen “Mbi vlerësimin ligjor të akt-marrëveshjes së lidhur midis DPSHTRR, DPT, Shoqatës Kombëtare të Autoshkollave, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në Rrugë”, në lidhje me përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi.
Në respektim të nenit 44 të Ligjit nr.9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, Komisioni i Konkurrencës vlerësoi se Akt Marrëveshja për përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi, nëpërmjet përcaktimit të tarifës minimale ka rrezik eminent të sjellë një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në ofrimin e këtyre shërbimeve, duke reduktuar seriozisht përfitimet që tregjet konkurruese ofrojnë për konsumatorët.
Sa më sipër, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 964, datë 01.03.2023 vendosi: I. Marrjen e masave të përkohshme ndaj palëve nënshkruese të Akt Marrëveshjes nr. 2729 prot., datë 13.02.2023: Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqatës “Kombëtare të Autoshkollave”, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, si vijon:
Masa e përkohëshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës administrative dhe marrjen e vendimit përfundimtar të Komisionit të Konkurrencës. III. Moszbatimi i këtij vendimi përbën shkelje të rëndë të konkurrencës në kuptim të nenit 74, pika 1, gërma b), të Ligjit nr.9121/2003."
/News31