NEWS 14 Maj 2022, 20:22

Mesoni se cili është filmi që po thyen rekord, në kinematë botërore!

Një nga filmat i cili ka kaluar çdo pritshmëri duke thyer çdo rekord në kinematë botërore është filmi “Doctor Strange in the Multiverse of Madness”.

Përgjatë nëntë ditëve ky film kaloi 550 milionë dollarë në arkat botërore.

 

Mesoni se cili është filmi që po thyen rekord, në

 

Që mbas pandemisë e cila u hap me filmin “Spiderman no way home”, ky film renditet i dyti duke shënuar hapjen e 11-të më të lartë të të gjitha kohërave  gjatë vitit 2022.

Aktorët protagonistë të këtij filmi janë Benedict Cumberbatch dhe Elisabeth Olsen.

Personazhi kryesor në film është Doktor Strange i cili, me anë të një magjie të ndaluar arrin të hapë dyert e universeve të shumta, duke sjellë në skenë disa versione të vetes që paraqesin një kërcënim të madh për njerëzimin, të cilin vetë Strange, Uongu dhe Uanda s'munden ta përballojnë.