NEWS 3 Gusht 2022, 17:15

Mes lotëve dhe dhimbjes, i jepet lamtumira e fundit vogëlushes 7-vjeçare Jonada

Mes lotëve dhe dhimbjes, i jepet lamtumira e fundit vogëlushes

Mes lotësh dhe dhimbjes i është dhënë lamtumira e fundit ditën e sotme, vogëlushes 7-vjeçare Jonada Avdia, e cila fatkeqësisht humbi jetën dje pasi u përplas nga një skaf i drejtuar nga një oficer policie në Himarë.

Ngjarja tragjike ka qenë kryefjalë e mediave dhe e rrjeteve sociale, ndërsa ndarja nga jeta e voglëlushes ka tronditur pamasë sigurisht familjarët e saj, por edhe të gjithë shqiptarët, të cilët kanë kryer homazhe, madje kanë organizuar edhe një protestë kundër atyre që i quajnë shkaktarët realë të aksidentit.

Gjithsesi, ceremonia mortore e vajzës së vogël është kryer në banesën e gjyshit të saj, në Tiranë, ndërkohë që familja e Jonadës jetonte prej vitesh jashtë vendit dhe ishte kthyer në Shqipëri për pushime.

"Klan" ka ndaër momentet kur vogëlushja është përcjellë për në banesën e fundit, teksa një numër i madh njerëzish kanë marrë pjesë në ceremoni. 

/News31

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)