NEWS 3 Nëntor 2022, 16:02

Merret vendimi për punonjëset që dhunuan të moshuarën në Pejë

Pas rastit të tmerrshëm të ndodhur në Pejë ku punonjëset e shtëpisë së të moshuarve “Orenda” dhunonin gruan e moshuar, pak minuta më parë është marrë vendimi për vajzat.

Oda e Infermierëve të Kosovës ka marrë vendim për tërheqjen e Licencës dhe fshirje të Profesionistëve Shëndetësor nga regjistri i Odës për: Aurona Pelaj, Giltiana Neziri, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi Gashi.

Ky vendim është marrë në një mbledhje urgjente me prokurorin, këshillin etik dhe kryetarin e OIK.

Njoftimi i plotë i Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK):

“Sot me datë 03.11.2022 me fillim nga ora 11:00 u mbajt takimi urgjent i Prokurorit të OIK, Këshillit Etik dhe Kryetarit të OIK në lidhje me ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur diten e djeshme në lidhje me ushtrimin e dhunës nga 4 infermiere ndaj një gruaje të moshuar në Shtëpinë e Pleqëve “Orenda” në Pejë, në të cilin u nxorr vendim për tërheqje e Licencës dhe fshirje e Profesionistëve Shëndetësor nga regjistri i OIK për anëtarët:

1. Aurona Pelaj me numër të anëtarësisë OIK-1033/22, profili shëndetësor “Bachelor i Shkencave në Infermieri” numër të licencës KO-37133/A-06-20;

2. Altina Rexhepi me numër të anëtarësisë OIK-279/21, profili shëndetësor “Bachelor i Mamisë” me numër të licencës KO-32611/A-06-1;

3. Giltiana Neziri me numër të anëtarësisë OIK-1376/19, profili shëndetësorë “Infermiere e Përgjithshme”;

4. Remzije Kuqi – Gashi me numër të anëtarësisë OIK-7262/18, profili shëndetësorë “Teknik i Mjekësisë” me numër të licencës KO-27194/A-05-20.”

Merret vendimi për punonjëset që dhunuan të moshuarën