NEWS 22 Nëntor 2022, 15:54

Më në fund miratohet propozimi për lëvizjen e Kosovës pa viza!

Më në fund miratohet propozimi për lëvizjen e Kosovës


Janë dashur vite diskutime, sidomos kohët e fundit për shkak të "përplasjeve" të vazhdueshme me Serbinë, por më në fund përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Europian dakordësuan mbi miratimin e propozimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Tashmë ky vendim pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

Në fakt kjo datë ka ardhur si kërkesë e Spanjës, një prej 5 vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës, ndërsa fillimisht ishte Republika Çeke e cila kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023. Megjithatë data tani është shtyrë zyrtarisht. 

Miratimi i këtij propozimi do të jetë në rend dite në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së dhe ky takim do të mbahet të mërkurën. Kalimi i propozimit është një hap pozitiv, pasi kemi një datë konkrete për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave.

Gjithesi Kosova duhet të kalojë nëpër këto shkallë për të marrë liberalizimin e vizave për shtetasit e saj:

/News31