Masakër në një shkollë në Serbi/ 14-vjeçari vret 9 persona dhe plagos 7 të tjerë, detajet nga ngjarja e rëndë

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Serbi, teksa Ministra e Brendshme e shtetit fqinj ka konfirmuar raportimet e mediave, teksa ka bërë me dije se në shkollën "Vladislav Ribnikar" në Beograd një 14-vjecar ka vrarë 8 nxënës, rojen e ambientit dhe ka plagosur po ashtu edhe 7 persona të tjerë, mes tyre edhe mësues.
Sipas Ministrisë, të plagosurit e masakrës ndodhen në Qendrën Emergjente në Tiršova, ku po marrin dhe ndihmën mjekësore, ndërkohë është vënë në pranga edhe adoleshenti që shkaktoi këtë ngjarje të rëndë me 9 viktima.
Ndërkohë sipas informacioneve nga autoritetet autori e kishte planifikuar ekzekutimin prej një muaji tashmë dhe mësohet se ai mori armën e babait të tij dhe u nis drejt shkollës për të kryer krimin. Në një kontroll në shtëpinë e tij, policia madje tha se gjeti një listë me emrat e personave të cilët kishte planifikuar ti vriste. Përveç kësaj, ai kishte një skicë të saktë të shkollës, me hyrje dhe dalje të shënuara.
C'është më e keqja, adoleshenti vrasës menjëherë pas masakrës, ka telefonuar policinë serbe dhe ka njoftuar për aktin e tij makabër, duke thënë “Ejani në shkollë, i vrava shokët, po ju pres”. Më pas ai u përpoq të fshihej, por policët e gjetën dhe e arrestuan. Në fjalët e para pas arrestimit, kur u pyet nga policia se përse e kreu këtë krim, ai mësohet se u mjaftua duke thënë: “Qëllova se jam psikopat”, ndërsa po ashtu është arrestuar edhe babai i tij, i cili ka treguar se armët e zjarrit që i biri ka përdorur, kanë qenë të fshehra në kasafortën e tij.
Serbia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare për të nderuar viktimat e masakrës, teksa Minsitria e Arsimit doli me këtë deklaratë:
“Në emër të Ministrisë së Arsimit, shpreh keqardhjen time më të thellë për tragjedinë më të madhe që i ndodhi Serbisë dhe sistemit tonë arsimor. Askush nuk mund t’i kthejë fëmijët te prindërit e tyre.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40 kur një nxënës i klasës së shtatë ka kryer një akt brutal për herë të parë në Serbi. I jam mirënjohës mjekëve, si dhe mësuesve dhe të gjithëve që u përpoqën të parandalonin tragjedinë. Një ekip psikologësh ndodhet në vendngjarje për të ndihmuar nxënësit dhe punonjësit. Është e paimagjinueshme kur i sheh ato skena, si ishte për ata fëmijë. Qeveria ka marrë vendimin për shpalljen e tri ditëve zie duke filluar nga dita e premte.
Sot pasdite nuk do të ketë mësim. Nga nesër mësimi do të fillojë me një minutë heshtje. Serbia është një pjesë e botës ku gjëra të tilla ndodhin gjithnjë e më shpesh. Ndikimi i internetit dhe lojërave, si të thuash, i vlerave perëndimore, është katastrofik dhe është i nevojshëm një kthesë totale,”
/News31