Masakër në Greqi/ 6 persona qëllohen me armë brenda makinës, dyshohet se janë shqiptarë!

Greqia është tronditur nga një ngjarje e rëndë ditën e sotme, ku 6 persona kanë mbetur të vrarë. Sipas asaj që raportohet nga mediat greke, ata janë zënë në pritë nga një bandë rivale, të cilët i kanë qëlluar me armë dhe janë larguar. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 25 gëzhoja, të cilat do të ekzaminohen nga autoritetet, ndërsa nga informacioni paraprak bëhet me dije se 6 viktimat janë shtetas shqiptarë, por deri më tani kjo gjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Dyshohet se mjeti që ka qëlluar ka patur targa shqiptare false, ndërsa të gjashtë personat që kanë ndërruar jetë kanë qenë brenda një makine dhe pesë prej tyre humbën jetën në vend, ndërsa një njëri prej tyre ka arritur të dalë nga makina dhe më pas ka humbi jetën. Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë të zezë dhe një motor.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë se të shtënat janë dëgjuar në të gjithë zonën, teksa sipas "Protothema.gr" ata nuk kanë shkuar menjëherë për të parë se cfarë kishte ndodhur për shkak të frikës.
“Dëgjuam të shtënat. Nuk shkuam drejt atje sepse, në rregull, ndoshta dhe u trembëm”- shpjegon një dëshmitar, duke shtuar se në bazë të breshërive dukej sikur ishte automatik:
"Gjithcka ndodhi shumë shpejt. Të shtëna vazhduan për një kohë të gjatë, nuk e di si dhe ishin shumë të shpejta. Dhe duhet të ketë qenë shkëmbimi i zjarrit nga të dyja palët. “Natyrisht që ishim të tmerruar, nuk guxuam t’i afroheshim vendit që në fillim”
/News31