NEWS 6 Janar 2022, 13:15

Makina shtyp nxënësin në Berat, shoferi arratiset, 15 vjeçari në gjendje të rëndë

Makina shtyp nxënësin në Berat, shoferi arratiset, 15

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Berat!

Një makinë ka shtypur një nxënës të vitit të parë në Shkollën “Kristaq Capo”, në fshatin Mbreshtan dhe është larguar nga vendngjarja.

Shoferi i makinës tip BMW është larguar me shpejtësi, ndërsa 15-vjeçari i aksidentuar ndodhet në gjendje të rëndë.

Gjimnazisti është transportuar me ambulancë drejt spitalit Rajonal Berat dhe ende nuk dihet identiteti i tij. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e shoferit të makinës.

Informacion paraprak


Sot rreth orës 11:45 në aksin Rrugor, Ura e Goricës-Kombinat, shtetasi B.Q., duke drejtuar një automjet tip “BMW”, ka goditur një këmbësor rreth 16 vjeç dhe është larguar nga vendi ngjarjes.

I dëmtuari është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/News31