
Produkti

Makina përplas biçikletën, ndërron jetë 30-vjeçari në Kukës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës.
Një makinë ka përplasur një biçikletë, dhe si pasojë ka humbur jetën personi që lëvizte me biçikletë.
Sipas të dhënave viktima është identifikuar si S.D, 3 vjeç. Sakaq, drejtuesi i makinës është arrestuar nga Policia e qytetit.
“Më datë 12.01.2022, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”, shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar shtetasin S. D., 30 vjeç, i cili levizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”njofton policia.
/News31