NEWS 14 Janar 2022, 17:28

Lulzim Basha flet pas dëshmisë në prokurori: "Dy thirrjet që kam për demokratët"

Lulzim Basha flet pas dëshmisë në prokurori: "Dy thirrjet

Përë më shumë se 2 orë Lulzim Basha ka dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës lidhur me protestën e 8 Janarit. Gjatë një deklarate për mediat, ai u është rikthyer sërish akuzave kundër Sali Berishës. Basha ka thënë se ish-kryeministri Berisha ka organizuar dhe planifikuar një tentativë vrasje me një grup të strukturuar kriminal, mes demokratëve më 8 janar.

I vetmi shkak për Bashën, që PD ka ardhur në këtë pikë, është egoizmi i Berishës dhe përdorja e demokratëve për çështjen e tij personale pas shpalljes “non grata” dhe pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së.

 

“Dhuna u orkestrua, u organizua dhe u urdhërua nga Sali Berisha. Demokratët u thirrën për t’u bërë fasadë më 8 Janar. Kjo është një ditë në të cilën nuk do të kishim ardhur kurrë për interesat e askujt. Ne ishim subjekte të një sulmi barbar dhe të dhunshëm, nga njëra anë kërkoj vendosjen para përgjegjësisë frymëzuesve të dhunës, dhe ju them demokratëve që nuk do humbasim asnjë sekondë në këtë kurth, por duhet të jemi në krye të betejës për ta çliruar Shqipërinë nga ky makth që është produkt i aleancës së keqqeverisjes”, tha Basha.

Ditën e djeshme ishte Sali Berisha i cili u përgjigj për 3 orë pyetjeve të Prokurorisë, lidhur me atë që kishte ndodhur. Pas marrjes në pyetje, Berisha pati një deklaratë për mediat duke hedhur akuza ndaj Bashës se mbështetës të tij ishin të armatosur.

 

/News31