NEWS 14 Maj 2023, 12:09

Luiz Ejlli voton në Shkodër dhe tregon hapur për kë shkon vota e tij!

Luiz Ejlli voton në Shkodër dhe tregon hapur për kë shkon

Luiz Ejlli votoi sot në Shkodër. Fituesi i Big Brother Vip Albania, në një prononcim për Top Channel u shpreh se po bën detyrën e tij si qytetar.

Luizi gjithashtu ka shprehur mbështetjen për kandidatin socialist, Benet Beci.

"Kjo është shtëpia ime, po të mos kisha le ktu s’do kisha fitu (BBV). Unë nuk merrem me pjesën e politikës. Njerëz që më kanë ndihmu dua t’i shoh sa më lart", u shpreh artisti.

I pyetur nëse në një të ardhme të afërt ka ambicie politike për tu bërë Kryeministër, Luizi zgjodhi të përgjigjej përmes batutës.

"Duhet të flas me Ramën për këtë gjë".