NEWS 23 Korrik 2022, 19:25

Lista e shteteve që po shpopullohen më shpejt, Shqipëria në 10-she

Lista e shteteve që po shpopullohen më shpejt, Shqipëria në

Që nga vitet 1900, popullsia globale ka qenë vetëm në rritje, me shtete si Kina apo India që përfaqësojnë rritjen më të lartë. Studiuesit presin që vala e ardhshme e rritjes së popullsisë do të prekë Afrikën, teksa në vitin 2019, mesatarja për një grua në vende si Nigeria ishte 6 fëmijë.

Megjithate ka edhe vende që po shpopullohen shpejtë. Sipas të dhënave të OKB-së, të cilat janë akumuluar për të projektuar ndryshimet nga viti 2020 – 2050, shumë nga këto shtete gjenden në Evropën lindore, dhe fatkeqësisht Shqipëria është mes tyre.

Arsyeja kryesore për këtë është ulja e lindjeve, që është një problem në rritje në rajon, ku mesatarja 2.1 fëmijë për grua në vitin 1988, ra në 1.2 fëmijë në vitin 1998. Emigrimi është gjithashtu një arsye kryesore e cila ka prekur këtë rajon si dhe zgjerimi i Bashkimi Europian.

Lista e shteteve që po shpopullohen më shpejt, Shqipëria në

Lista e shteteve që po shpopullohen më shpejt, Shqipëria në