NEWS 27 Nëntor 2024, 10:46
Lirohet kreu i PD-së Sali Berisha, Gjykata e Posaçme i heq masën e arrestit shtëpiak
NEWS-31
Lirohet kreu i PD-së Sali Berisha. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Berishën.
Revokimi i masës është bërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Sali Berisha u vendos në arrest shtëpie më 30 dhjetor të vitit të kaluar, pasi SPAK ngriti ndaj tij akuzën për korrupsion pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Ishte gjyqtarja Irena Gjoka që vendosi arrest shtëpiak ndaj ish-kryeministrit Berisha, pasi ishte dhënë më herët masa e detyrimit të paraqitjes, teksa kjo masë nuk ishte respektuar nga kreu i PD.