NEWS 23 Korrik 2022, 18:30

Lija e majmunit, OBSH e shpall emergjencë globale shëndetësore!

Lija e majmunit, OBSH e shpall emergjencë globale shëndetësore!

Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. (OBSH) Ky klasifikim është alarmi më i lartë që mund të lëshojë OBSH, dhe vjen pas një rritje të rasteve në mbarë botën, ndërsa u vendos në fund të takimit të dytë të komitetit të urgjencës së organizatës, që u mbajt pikërisht për virusin.

Më shumë se 16,000 raste janë raportuar tani nga 75 vende sipas drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, ndërkohë që bëri me dije se ka 5 vdekje deri më tani si rezultat i shpërthimit së lisë.

Aktualisht ekzistojnë vetëm dy emergjenca të tjera të tilla shëndetësore në botë, pandemia e Covid-19 dhe përpjekjet e vazhdueshme për të zhdukur poliomielitin.

/News31