Lija e majmunit "i afrohet" Shqipërisë, konfirmohet rasti i parë në shtetin fqinj

Lija e majmunëve, sëmundja transmetuese që është shpallur emergjencë globale nga OBSH, i është "afruar" vendidt tonë, teksa rasti i parë është regjistruar në Mal të Zi. Instituti për Shëndet Publik (IJZ) njofton se pacienti i infektuar është shtetas malazez dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Kështu, Mali i Zi i është bashkuar listës së 79 vendeve ku janë regjistruar raste të lisë së majmunëve. Mësohet se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për pacientin dhe kontaktet e tij, me qëllim parandalimin dhe frenimin e përhapjes së sëmundjes infektive.
“Janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e IJZ.
Lija e majmunëve zakonisht fillon me ethe, dhimbje muskujsh, lodhje dhe dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe kollë. Gjithashtu, mund të ketë rritje të nyjeve limfatike (limfadenopati)
/News31
Burimi: Express