Lezhë/ 14-vjeçari merr makinën pa lejen e prindërve, aksidenton për vdekje 60-vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, ku për pasojë humbi jetën 60-vjeçari Frrok Lika. Mësohet se viktima ka qenë duke drejtuar një motomjet dhe dyshohet se i ka prerë rrugën një automjeti që ishte duke u drejtuar nga nj 14-vjeçar.
I mituri, i cili drejtonte një mjet tip fouristradë, ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në momentin që ka parë motorin ka tentuar ta shmangë duke përfunduar në një parcelë. Sipas informacioneve të para i mituri e kishte marrë makinën pa lejen e prindërve, duke përfituar nga rasti që babai nuk ishte në shtëpi, ndërsa e ëma nuk e kishte kuptuar që kishte marrë çelësat.
Deklarata e Policisë:
"Rreth orës 15:30, në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, shtetasi i mitur P. M. 14 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka aksidentuar shtetasin F. L. 63 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.
I mituri është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarte të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit."
/News31