NEWS 9 Janar 2022, 23:06

Lëkundje të forta tërmeti në disa qytete të Shqipërisë, ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në disa qytete të

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Shqipëri mbrëmjen e së dielës. Mësohet se tërmeti me magnitudë 5.5 i shkallës rihter e ka pasur epiqendrën në Follorina të Greqisë, me një distancë prej 121 kilomtetrash larg Elbasanit.

Lëkundja që u regjistrua në orën 23:43 më orën lokale (22:43 në Shqipëri) ka shkundur të gjithë vendin tonë, kryesisht Korçën që është në kufi me Greqinë. Gjithashtu është ndjerë në Tiranë, Durrësi, Fieri, Elbasan, Berat, Vlorë, Korçë e Gjirokastër.

Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë në të gjitha shtetet fqinje të Shqipërisë, të cilat kanë raportuar lëkundje sizmike.

/News31