
Produkti

Largimi i mjekëve/ Kryeministri Rama: "Nuk mund t’i kërkojmë Gjermanisë të ndalojë lëvizjen e lirë"

Një nga çështjet mesa duket të diskutuara mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelarit gjerman Olaf Shcolz, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, ishte edhe emigrimi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë drejt Gjermanisë. Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se s’mund ti kërkojë Gjermanisë apo vendeve të tjera të ndalojnë lëvizjen e lirë. ndërsa theksoi se duhet të gjenden mënyra që Shqipëria të mos jetë financuese e drejtpërdrejtë e sistemit shëndetësor gjerman.
“Ne s’mund ti kërkojmë as Gjermanisë apo BE, as Britanisë që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor dhe të atyre që duan të sprovojnë veten në fushën e profesionit të tyre apo tregjet e Gjermanisë. Nga ana tjetër kemi diskutuar me kancelarin se si duhet të gjejmë mënyra e mekanizma që Shqipëria të mos jetë financues i drejtpërdrejte i sistemit shëndetësor gjerman. Studentët e mjekësisë paguajnë 1/16 e kostos dhe tjetrën e paguan qeveria. Kjo është në një kohë kur të gjitha vendet kanë nevojë për forcë të kualifikuar dhe të pakualifikuar pune. Duhet të gjejmë një rrugë europiane pasi vende si Shqipëria humbasin”-u shpreh Rama, teksa kancelari gjerman tha:
"Kjo është sfidë e madhe. Lëvizja e lirë i ka dhënë shumë qytetarëve dhe ndjesinë se s’mund të shkosh vetëjm si turist por mund t’i hipësh trenit apo avionit dhe të punosh ku ke dëshirë. Më parë ishte sfidë e madhe, sot s’është më situatë e tillë por me këtë liri sot ka edhe sfida, ndaj vendi ynë është përgjegjës që nevojën e madhe për forcë punëtore të mos e mbulojë vetëm nga BE."