NEWS 12 Maj 2022, 13:27
Kuzhinieri që u bë trend në Tik-Tok, në gjëndje të rëndë shëndetësore
NEWS-31
Burak Ozdemir është një ndër personat më të ndjekur në Tik-Tok.
Pasioni i tij për kuzhinën e ka kthyer atë në një nga njerëzit më të famshëm në rrjete sociale.
Përgatitja që ai i bën ushqimeve të ndryshme turke dhe siriane në sasi të mëdha e ka shëndërruar atë në një personazh viral.
Para pak ditësh ai tërhoqi vëmendjen me anë të një fotoje në spital, të postuar në profilin e tij të instagramit.
Disa raportime në internet tregojnë se ai po vuan nga tumori në tru, dhe pse ai nuk ka dhënë asnjë detaj rreth gjëndjes së tij shëndetësore.