NEWS 16 Shtator 2023, 15:04
Ksamil/ Gjendet i pajetë një 37-vjeçar në dhomën e hotelit, dyshohet se është vetëvarur!

NEWS-31
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Ksamil, ku në dhomën e një hoteli është gjetur i vetëvarur një 37-vjeçar banues në Korçë.
Viktima është identifikuar si 37-vjeçari L. P, ndërsa në deklaratën e Policisë thuhet:
“Sot, rreth orës 10:45, në Ksamil, shtetasi L. P., 37 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se është vetëvarur, në dhomën e hotelit ku qëndronte.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”
/News31