NEWS 25 Korrik 2022, 15:00

Kryeministri Rama shkarkon Arben Ahmetajn dhe e zëvendëson me Belinda Ballukun, cilat është lëvizja tjetër në qeveri

Kryeministri Rama shkarkon Arben Ahmetajn dhe e zëvendëson me Belinda

Kreu i qeverisë Edi Rama, në një lëvizje që i ka kapur të gjithë në befasi, ka shkarkuar Arben Ahmetajn nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin.

Në vend të Ahmetajt, që në qeverinë socialiste deri më tani ka mbajtur poste të rëndësishme, është emëruar Belinda Balluku, një tjetër politikane "e besuar" e kryeministrit. Ndërkohë këto nuk janë lëvizjet e vetme në qeveri, teksa Rama ka larguar nga posti i Kryenegociatorit me BE edhe Zef Mazin, duke e zëvendësuar me Majlinda Dhukën.

Sipas kreut të qeverisë, tani që prioriteti i Rindërtimit ia lë vendin prioritetit të Negociatave me BE, do të ndërrojë edhe profili i ministrave:

“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit”, 

Dekretet janë firmosur nga presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj.

/News31