NEWS 1 Gusht 2022, 12:29

Kryeministri Rama reagon për situatën e tensionuar në Mitrovicë, "Kosova ka të drejtë dhe detyrë të zbatojë marrëveshjet"

Kryeministri Rama reagon për situatën e tensionuar në

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar rreth situatës së tensionuar të krijuar në veri të Kosovës pas vendimit të qeverisë së Albin Kurtit për të vendosur reciprocitetin me Serbinë. Gjatë një konference për shtyp me homologun e tij spanjoll, Pedro Sanchez, Rama  i bëri thirrje presidencës serbe që mos të justifikojë veprimet e grupeve të caktuara në veri të Kosovës.

“Kemi folur për Kosovën, dihet që Spanja ka një pozicion të ndryshëm për arsye qe lidhen me vetë Spanjën dhe nuk kanë të bëjnë me asnjëlloj diskriminimi apo paragjykimi ndaj bashkësisë së shqiptarëve në Kosovë dhe ndaj së drejtës së tyre, por ne kemi diskutuar aq më tepër në kuadrin e një situate që mbrëmë vonë ka pasur një përshkallëzim krejtësisht të paarsyeshëm, pasi qeveria e Kosovës ka të drejtën dhe detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit dhe marrëveshjet e dakordësuara me palën tjetër janë marrëveshje për t’u zbatuar.

Ne e përshëndesim shtyrjen me 30 ditë të zbatimit të kësaj marrëveshje. I bëj thirrje autoriteteve në Beogard që të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi apo alibie grupe të caktuara në veri të Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshjeje”, tha Rama.