Kryeministri Rama për thellimin e krizës energjitike: "Gati plani i emergjencës, deri në stakim të dritave"


Në takimin e ditës së sotme me kryebashkiakët e qyteteve, Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se mund të vijnë kohë të vështira për sa i përket çmimit dhe furnizimit me energji. Ai tha se si pasojë e thatësirës ekstreme, me të cilën po përballet gjithë Europa, jo vetëm Shqipëria, nuk do të rrihet të zotërohet sasia e duhur e energjisë për të plotësuar kërkesa e tregut. Duke marrë parasysh edhe faktin që energjia në vendin tonë është e varur drejtpërdrejt nga rezervat hidrike. Po ashtu nuk është arritur të sigurohet kjo energji nga tregjet, që vazhdojnë të jenë në krizë dhe e gjithë situata mund të sjellë implimentimin e një plani emergjence.
Sipas Ramës edhe Gjermania, që është një nga vendet më të fuqishme në Europë, ka filluar shkurtimet në mënyrë që të kursejë sa më shumë energji. Kreu i qeverisë thotë se atje kanë vendosur që të ndalojnë ujin e ngrohtë në shkolla, ndërsa sa i përket Shqipërisë, është gati plani i kursimit, por shtoi se ky plan do të aplikohet vetëm në situata emergjente.
Pjesë nga deklarata kryeministrit:
“Është përgatitur plani i shkurtimeve. Gjermani po heq ujin e ngrohtë nga shkollat. Kur Gjermani heq ujin e ngrohtë dhe ka hyrë tani i gjithë sistemi politik gjerman se kush gjen ide për të shkurtuar dhe për t'u mbrojtur përfytyro vendet e tjera. Flasim edhe për shkurtime tërësore dhe të shkurtimit me energji. Ne kemi planin por është plan emergjence. Duhet të fillojnë të kursejnë. Pse duhet të jenë ndezur dritat tani ? Se pronarit këtu nuk i ka ardhur fatura e merituar. Se po t'i vinte dhe librat do i lexonte me neonin e rrugës. Kjo është gjëja që duhet të përfshihemi. Edhe njerëzit të kuptojnë dhe sensibilizohen. Edhe në bashki duhet shkurtuar shpenzimi i energjisë. Shikojeni. Disa gjëra duhet të bëhen dhe kjo kulturë në një moment të vështirë duhet të kultivohet."
/News31