Kryeministri Rama në Asamblenë Kombëtare të PS: "Nuk kam përgjegjësi të skuqem apo kërkoj falje për ata që hanë pas shpine"

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kur i është adresuar cështjeve aktuale të politikës, zhvillimit të Shqipërisë turistike, sfidave të ardhshme dhe ku pritet të njoftojë ndryshimet, si në parti ashtu edhe në qeveri, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për personat e korruptuar brenda kabinetit, disa prej tyre tashmë të arrestuar, të dënuar apo në kërkim nga SPAK.
Rama ka përsëritur deklaratën e tij të mëparshme, duke thënë se PS nuk do të mburojë asnjë zyrtar të përfshirë në kosrrupsion, ndërsa po ashtu dha një mesazh për ata që sipas tij përdorin “fjalën e neveritshme Rama të lëshon, Rama s’të mbron", duke deklaruar se në fakt ai vetë mban përgjegjësinë më të madhe morale në raste të tilla.
Pjesë nga deklarata e Ramës:
“Nuk e di sa prej jush këtu mendojnë me gjithë mend se ky vend bëhet dhe se këtë e bën Partia Socialiste dhe asnjë forcë tjetër që ka pasur mundësinë, apo çdo individ që sheh Shqipërinë si një jorgan për t’u djegur kur e pickon pleshti i interesit të vetë. Po të mos e besoja që ky vend bëhet, as do kisha hyrë në politikë me ftesë të liderit historik të PS-së, e as do përpiqesha t’i zija vendin. Apo të mbaja ë kurriz në 20 vjet më shumë baltë se të gjithë ju bashkë për të qëndruar si lider. As do e përballojë dot. Nuk do i hyja detit në këmbë për këtë.
Ma dëgjoni mirë këtë ju dhe gjithë socialistët që janë shumë pak që qarkullojnë fjalën e neveritshme që 'Rama të lëshon, Rama s’të mbron'. Unë kam përgjegjësi të madhe morale, më të madhen fare nga të gjithë ju, por e dini se cila është përgjegjësia ime morale, nuk është as të skuqem apo të kërkoj ndjesë pse dikush që i besoj një detyrë në frontin e betejave vendos të hajë pas shpine."
/News31