NEWS 21 Korrik 2022, 10:54

Kishin mbetur në det të hapur dhe rrezikonin të mbyteshin, Policia e Vlorës shpëton 5 qytetarët nga Kosova

Kishin mbetur në det të hapur dhe rrezikonin të mbyteshin,

Mbrëmjen e djeshme Policia Kufitare e Vlorës u ka ardhur në ndihmë pesë qytetarëve kosovarë, mes tyre edhe një fëmijë 2 vjeç, që kishin mbetur në det të hapur pasi motoskafi i tyre kishte pësuar defekt.

Pasi kanë marrë njoftimin, shërbimet e Policisë Kufitare janë organizuar dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të anëtarëve të dy familjeve që ishin në rrezik mbytjeje.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Skalom, pas gadishullit tëKaraburunit. Pesë personat janë aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.