NEWS 19 Nëntor 2022, 11:09

Kim Jong-un shfaqet për herë të parë në publik me vajzën e tij adoleshente

Kim Jong-un shfaqet për herë të parë në publik me


Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un është shfaqur së fundmi me vajzën e tij të vogël në publik për herë të parë, duke konfirmuar kështu "ekzistencën" e saj të shumëpërfour.

Vajza, që nuk dihet si e ka emrin por besohet se quhet Kim Chu-ae, iu bashkua të atit në një inspektim të lëshimit të raketës balistike më të madhe ndërkontinentale të vendit. Ata qëndruan të kapur dorë për dore gjatë testit të raketës (sa moment i bukur), ndërsa shfaqja e saj në publik është e rëndësishme pasi shumë pak dihet për jetën personale të liderit korean.

Momenti i rrallë u bë publik nga disa foto që u publikuan nga agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, ku duken të dy të kapur për dore teksa bisedojnë, flasin me zyrtarët, inspektojnë raketat dhe shikojnë lëshimin e tyre.

Kim Jong-un shfaqet për herë të parë në publik me

Kim Jong-un shfaqet për herë të parë në publik me

Sipas ekspertëve, Kim, i cili është gjenerata e tretë në familjen e tij që udhëheq Korenë e Veriut, po u tregon elitave në vend se ai ende ka një kontroll të fortë mbi pushtetin. Hera e parë që u përmend ekzistenca e Chu-ae ishte në vitin 2013, kur ylli i basketbollit amerikan në pension Dennis Rodman bëri një udhëtim të diskutueshëm në Korenë e Veriut.

Chu-ae mendohet se është midis 12 dhe 13 vjeç, që do të thotë se pas 4-5 vitesh ajo do të përgatitet për të shkuar në universitet ose në shërbimin ushtarak. Ekspertët besojnë se Kim mund të ketë deri në tre fëmijë,  dy vajza dhe një djalë, ku më i madhi është Chu-ae.

Megjithatë udhëheqësi korean e ka mbajtur jashtëzakonisht të fshehtë familjen e tij, madje edhe gruaja e tij Ri Sol-ju u mbajt sekret deri disa kohë pasi çifti u martua.

/News31