NEWS 16 Maj 2023, 12:48

Kamëz/ Sherr mes të miturve në shkollë, plagoset me thikë 15-vjeçari

Kamëz/ Sherr mes të miturve në shkollë, plagoset me

Një sherr mes dy nxënësve ka ndodhur në shkollën “Ahmet Zogu” në Kamëz, ku si pasojë ja mbetur i plagosur me mjet prerës një 15-vjeçar.

Njoftimi i policise:

“Kamzë/Informacion paraprak. Më datë 16.05.2023, në Kamzë, në ambientet e jashtme të shkollës “Ahmet Zogu”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit shtetasi K. Gj., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili si pasojë është dëmtuar lehtë në krah. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

 

 

 

Burimi: Top Channel